Flash

Ministri i Jashtëm Grek, Kotzias: S'kemi folur asnjëhere për çamët gjate negociatave me Tiranën

Lapsi.al 25 June 2018
Ministri i Jashtëm Grek, Kotzias: S'kemi folur asnjëhere për

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, është shprehur optimist për zgjeidhjen e çështjeve të mbetura pezull me Shqipërinë. Por Kotzias ka vënë si kusht për këtë që “partitë e opozitës në të dy vendet të mos reagojnë në mënyrë histerike”.

Në një intervistë për portalin euractiv.com, Kotzias iu është referuar gjatë negociatave me Shqipërinë, duke theksuar se janë zgjidhur një sërë çështjesh “të vogla”, “sidomos ato që lehtësojnë punëtorët ose emigrantët nga Shqipëria”.

Tani, kemi çështjet e mëdha”, ka vazhduar Kotzias. “Në Athinë u takua komisioni i përbashkët i ekspertëve dhe ne bëmë një hap të madh”, vlerësoi ministri i jashtëm grek.

Shefi i diplomacisë greke ka deklaruar sërish se gjatë negociatave Athinë-Tiranë nuk është diskutuar asnjëherë për çështjen çame.

Unë jam shumë i pezmatuar me atë që thotë opozita greke. Opozita thotë se ne po diskutojmë për “Çamërinë”. Ne nuk e diskutojmë fare këtë. Në këtë debat (negociatat) nuk ka pasur asnjëherë pyetje për “Çamërinë”, ka theksuar Kotzias.

Kotzias shton se “ka qenë një tjetër qeveri greke që ka diskutuar për herë të parë për “Çamërinë” në fillim të viteve 1990. Ka dëshmitarë që ishin prezentë në ato diskutime dhe sot e paraqesin veten e tyre sikur sapo kanë hyrë në politikë dhe nuk kanë të kaluar”. (Me këtë batutë, Kotzias shënjestron opozitën konservatore greke, që ndodhej në pushtet në fillim të viteve 1990).

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI