Flash

Dj amerikan aksidentohet në Shqipëri: Frika më e madhe që kam përjetuar, jam me fat që shpëtova

Lapsi.al 25 June 2018
Dj amerikan aksidentohet në Shqipëri: Frika më e madhe që

Dj amerikan Eris Drew u përfshi në një aksident në Shqipëri. Ngjarja ndodhi fundjavën që lamë pas, në një distancë të afërt nga aeroporti i Rinasit. Siç raportohet në mediat e huaja, Dj Eris Drew sapo kishte përfunduar performancën në një festival në Shqipëri dhe po kthehej pas. Një automjet humbi kontrollin dhe u përplas me furgonin që udhëtonte Drew. Në këtë aksident pati edhe makina të tjera të përfshira, si dhe një person që ndërroi jetë. Dj bëri një koment të shkurtër në faqen e vet në Facebook, ku e përshkruante ngjarjen si frikën më të madhe që kishte përjetuar ndonjëherë. Ajo e cilësonte veten me fat që i shpëtoi kësaj ngjarje të rëndë me pak dëmtime. Pas largimit nga Shqipëria, ajo mori trajtim mjekësor në Oslo, qytet ku kishte rezervimin e radhës për të performuar muzikën e saj.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI