Flash

Ditmir Bushati konfirmon takimin me Kocias në Rodos

Lapsi.al 21 June 2018
Ditmir Bushati konfirmon takimin me Kocias në Rodos

Ministri i Jashtëm do të takohet në Rodos me homologun e tij grek, Nikos Kocias. Në një njoftim për mediat, Ministria e Jashtme, njoftoi se Bushati po merr pjesë në Konferencën e Tretë për Siguri dhe Stabilitet në Rodos. Sipas njoftimit, "gjatë punimeve të kësaj konference, Ministri Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias do të zhvillojnë një takim gjatë të cilit do të diskutojnë ecurinë e dialogut mes dy vendeve".

Burime diplomatike thanë për Lapsi.al se bisedimet me palën greke vazhdojnë ende me qëllim që të arrihet marrëveshja sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë, sipas mediave greke në këtë takim do t'i jepet dora e fundit marrëveshjes me Greqinë për paktin detar, për heqjen e ligjit të luftës apo për çështjen e pronave, por që nuk përmend në asnjë moment çamët. Po ashtu, mediat e huaja paralajmëruan një takim Rama-Kocias para datës 28-29 qershor, datë kur vendoset për hapjen ose jo të negociatave nga Këshilli Europian.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI