Flash

Basha: Gjermanët do të vendosin kushte dhe proces kontrolli për hapjen e negociatave

Lapsi.al 21 June 2018
Basha: Gjermanët do të vendosin kushte dhe proces kontrolli për

Sipas Lulzim Bashës, partitë e koalicionit qeverisës në Gjermani morën vendim ditën e mërkurë në mbrëmje për qëndrimin që do të mbajë në samitin e 28-29 qershorit. Basha tha se Shqipërisë jo vetëm do t'i vendosen kushte nga Këshilli Europian, por do të ketë edhe një proces kontrolli që tregon mungesën e besueshmërisë ndaj raportimit të Edi Ramës në kancelaritë e huaja për reformat në Shqipëri.

"Kristiandemokratët dhe kristiansocialët gjermanë dhe social-demokratët gjermanë kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë. Ashtu si Edi Rama e di mirë, lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin, lajm që Shqipëria nuk e meriton, por është verdikti gjerman, tashmë jo vetëm i Krishbaum, jo vetëm i Vadefulit, por i mazhorancës gjermane, se Edi Rama ka gënjyer dhe Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet. Në këtë rezolutë që do bëhet zyrtare të martë, Shqipërisë nuk i vendosen vetëm kushte, por edhe një proces kontrolli që demonstron pabesueshmërinë totale nga cxdo raportim që bën Rama apo hallka institucionale të blera nga ai." tha Basha

Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama është informuar për këtë vendim, por ai vjen në parlament dhe bën të paditurin, duke censuruar mediat që të mos e transmetojnë.

Të këshilluara

Ditët me shi nuk do të ndalen deri të...

Ditët e fundit kanë sjellë në territorin shqiptar një mot të pazakontë për stinën e verës. Reshje me intensitet të lartë, por temperaturat të relativisht të ngr...

23:05

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI