Pronarët e motorëve të ujit në plazhin e Durrësit janë në një protestë. Ata ankohen se nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre, edhe pse paguajnë taksat. Pronarët kërkojnë lejet e lundrimit nga Drejtoria e Kufirit, duke theksuar se turistët e huaj duan të përdorin motorët e ujit.
"Nuk na lejojnë të ushtrojmë aktivitetin, në një kohë kur paguajmë taksat. Turistët e huaj kërkojnë të përdorin motorët e ujit. Kërkojmë nga Drejtoria e kufirit të na dorëzojë lejet e lundrimit. Janë 8 vendbanime motorësh uji në bregdetin e Durrësit" tha njëri prej tyre. Ditët e fundit, policia ka ndërmarrë një aksion për kontrollin e mjeteve lundruese me qëllim shmangien e aksidenteve.