Flash

Tjetër kullë me 21 kate në Tiranë, miratohet leja për ndërtim pranë Stadiumit Kombëtar

Lapsi.al 21 June 2018
Tjetër kullë me 21 kate në Tiranë, miratohet leja për

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës një leje ndërtimi për një kullë 21 kate mbi tokë dhe katër nëntoke me orientim shërbime dhe banim. Bëhet fjalë për një objekt në rrugën Dervish Hima në kryeqytet me kompani ndërtuese Gener 2. Por nuk është kjo e vetmja leje e miratuar nga KKT. Sipas axhendës janë të paktën 21 vendime që përfshijnë miratimin e dy planeve vendore Pukë dhe Mirditë, nismën e Planit Kombëtar Sektorial dhe Planin e Detajuar të Zonës së Rëndësisë Kombëtare në Zonën e Karavastasë, Bashkia Divjakë.

Një tjetër leje është dhënë për shtesë katesh dhe Rikonstruksion fasade për objektin: “Sky Tower”, me vendndodhje në Rrugën: “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lani” sh.p.k.

Në listën e vendimeve janë edhe disa leje për ndërtimin e një seri hidrocentralesh në disa zona të vendit duke nisur nga Gramshi në Mirditë, Mat dhe Korçë. Në total janë të paktën pesë leje për burime të reja gjeneruese.

Kompania që ka me koncesion rrugën e Kombit Albanian HighWay Concession ka kërkuar leje ndërtimi Zyra 4 Kat me 2 Kat nëntokë në Mjulle Bathore, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari ndërkohë që kompania Gjoka që ka marrë të drejtën e ndërtimit të rrugës së Arbrit ka kërkuar lejen e ndërtimit për zbatimin e projektit.

Ceremonia e fillimit të punimeve për këtë rrugë u zhvillua në fillim të kësaj jave ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri./ Monitor

Të këshilluara

Ditët me shi nuk do të ndalen deri të...

Ditët e fundit kanë sjellë në territorin shqiptar një mot të pazakontë për stinën e verës. Reshje me intensitet të lartë, por temperaturat të relativisht të ngr...

23:05

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Me sytë katër

PAPARAZZI