Flash

Çfarë u tha policëve e dashura e 25-vjeçarit që plagosi prindërit me thikë

Lapsi.al 20 June 2018
Çfarë u tha policëve e dashura e 25-vjeçarit që

Zbardhet dëshmia e parë të bashkëjetueses së 25-vjeçarit Hajri Neziri, i cili plagosi rëndë me thikë dy prindërit e tij.

Bashkëjetuesja e të riut ka thënë në polici se sherri i sotëm mes djalit dhe prindërve ka qenë vijim i disa konflikteve verbale të ndodhura më parë.

Ajo ka treguar se dy të rinjtë nuk punonin, ndërsa prindërit e djalit që ishin mësues në pension kërkonin që i biri i tyre të punonte dhe të mos jetonte në kurriz të dy të moshuarve.

Gjithashtu, vajza ka pohuar se prindërit e djalit nuk ishin dakord për lidhjen e dy të rinjve, pasi ajo ishte nga Puka dhe të moshuarit nuk e aprovonin lidhjen e tyre, bën me dije Report TV.

Sipas saj, edhe sherri i sotëm ka pasur pikërisht këto dy shkaqe, papunësinë e dy të rinjve dhe lidhjen e tyre. Ndër të tjera, ajo ka sqaruar para policëve se është munduar të ndalojë 25-vjeçarin të mos qëllojë prindërit, por nuk ja ka dalë dot.

Menjëherë pas krimit, ajo ju ka thënë efektivëve se është larguar nga banesa së bashku me të dashurin e saj dhe kanë shkuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku janë ndaluar nga blutë e kryeqytetit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI