Flash

Berisha: Pranimi i ish-luftëtarëve të ISIS në Shqipëri është vetëvrasje

Lapsi.al 20 June 2018
Berisha: Pranimi i ish-luftëtarëve të ISIS në Shqipëri

Sali Berisha e ka cilësuar vetëvrasje, në rast se Shqipëria do të pranonte 600 mijë emigrantë Sirianë, mes tyre ish-luftëtarë të Shtetit Islamik, ISIS.

Sipas ish-kryeministrit, Shqipëria nuk ka as mundësitë dhe as kapacitet për të menaxhuar këtë lloj fluksi refugjatësh, dhe sidomos ish luftëtarë të ISIS.

Ai tha se Rama e ka bërë këtë gjë vetëm për të marrë vetëm hapjen e negociatave pa kushte, por BE nuk duhet të gënjehet, pasi do të marrë të njëjtën përgjigje si me armët kimike 4 vite më parë.

"Absolutisht kundër! Nëse Shqipëria pranon të marrë ish-luftëtarët e ISIS, Shqipëria bën vetëvrasje. Shqipëria po eksporton krim në Europë. I vetmi vend në Europë që nuk mund të menaxhojë është Shqipëria. Si u mbajtën refugjatët e Kosovës? 700 mijë prej tyre u mbajtën nga familjet shqiptare. Por a mbajnë familjet shqiptare terroristë të ISIS? Asnjë, ua them unë. I bëj thirrje qeverisë italiane mos pranojë një nisëm të tillë sepse të gjithë ata do vërshojnë me thirrje drejt Italisë. U bëj thirrje vendeve të BE-së që mos i besojnë Edi Ramës, sepse aq sa realizoi armët kimike do të realizojë edhe këtë. Rama e bën të gjithë këtë për hapjen e negociatave pa kushte" - u shpreh Sali Berisha në një intervistë për Ora News.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Prapaskenat e Brukselit/ Si po negocion Edi Rama për ngritjen e kampeve të refugjatëve 

Kampet për refugjatët, Donald Tusk: Shqipëria, një nga vendet në diskutim 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI