Flash

(FOTO) Shkatërrohet banda shqiptare në Gjermani, kapen me 105 kg marijuanë

Lapsi.al 20 June 2018
(FOTO) Shkatërrohet banda shqiptare në Gjermani, kapen me 105 kg

105 kilogramë marijuanë u sekuestruan nga policia gjermane në Drezden dhe në Hanover duke çuar në pranga 6 shqiptarë të moshave nga 19 deri në 32 vjeç.

Gazeta gjermane "Bild" shkruan se droga kap shifrën e 900 mijë eurove në tregun me pakicë.

Detajet e operacionit të zhvilluar të hënën në mëngjes u bënë me dijet sot nga prokuroria e Hannoverit, e cila ka zhvilluar kontrolle në 7 ambiente të kryeqytetit të shtetit dhe në qytetin Laatzen.

Pasi policët arrestuan fillimisht gjashtë persona në banesa dhe rreth tyre , ata gjetën një sasi prej 105 kilogramë marijuanë në një apartament në Laatzen, duke e konfiskuar atë.

Përveç kësaj, hetuesit sekuestruan telefona të ndryshëm celularë, karta sim, një shkop, disa thika, 12,000 euro dhe 65 gram kokainë.

Ndaj të gjashtë të dyshuarve meshkuj, 32, 23, 21, 20, 20 dhe 19 vjeç, do të vendoset sot masa e sigurisë nga gjykata, ndërsa ndaj 23 vjeçarit kishte një urdhër dëbimi.

"Bild" shkruan se droga ishte e vendosur në kuti të mëdha kartoni në mes të apartamenteve, ndërsa tregtarët nuk u shqetësuan shumë për ta fshehur atë.

Por tani, shkruan gazeta, e sigurt është që ata janë prapa hekurave.

Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua pas disa javë hetimesh.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI