Flash

Grupi serb i investimeve: Do ndërtojmë hotele me 4-5 yje në bregdetin shqiptar

Lapsi.al 20 June 2018
Grupi serb i investimeve: Do ndërtojmë hotele me 4-5 yje në

Grupi me bazë në Beograd, MK Group, ka shprehur synimet e tij për të zgjeruar biznesin e tij të hoteleri-turizmit duke ardhur edhe në Shqipëri. Deklarata u bë nga drejtori i përgjithshëm i MK Mountain Resort, Nikola Avram, gjatë ceremonisë së hapjses së sezonit veror.

“Ne kemi plane për investime të tjera në rajon dhe për të gjitha llojet e turizmit, nga mali tek deti. Ne jemi të hapur për çdo projekt të mirë. Në këtë moment ne jemi kompania e vetme që vepron në katër shtete të ish-Jugosllavisë. Ne duam të zgjerohemi në Shqipëri që të plotësojmë këtë pjesë të Ballkanit”, u shpreh Avram, sipas të përditshmes malazeze Vijesti.

Dy vjet më parë grupi bleu një hotel në Slloveni, ndërsa në fund të vitit të kaluar bleu edhe Hotelin Kempinski Istria në Kroaci. Ky i fundit është një hotel me 5 yje buzë Adriatiku dhe me një fushë golfi me 18 vrima. Grupi zotëron gjithashtu 15.23% të aksioneve në projektin e Rivierës së Budvës në Malin e Zi, ku aksioner kryesor është qeveria malazeze, por MK shprehet se kërkon të kthehet në aksioner kryesor në mënyrë që të realizojë investime që premtojnë të transformojnë turizmin në këtë zonë.

Grupi zotëron në total 11 hotele me mbi 2500 shtretër dhe investimet e tyre në të ardhmen do të fokusohen në hotele me kapacitete mbi 100-200 dhoma.

Një nga arsyet pse grupi po mendon zgjerimin në vendin tonë janë edhe nxitësit fiskalë për ndërtimin e hoteleve me 4 dhe 5 yje, si dhe TVSH-ja 6% për strukturat akomoduese./SCAN

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI