Flash

Sqarimi i Ministrisë së Brendshme për refugjatët e Hodajt/ Kush spekulloi?

Lapsi.al 20 June 2018
Sqarimi i Ministrisë së Brendshme për refugjatët e Hodajt/

Rikthimi pas në kohë i zv.Ministrit të Brendshëm Julian Hodaj i cili kujtoi qindra mijëra shqiptarët e Kosovës që erdhën në Shqipëri gjatë luftës, në një intervistë për ZDF, është shoqëruar me një sqarim nga Ministria e Brendshme. Në këtë sqarim, Ministria e Brendshme tenton të evitojë ato që i quan "spekulime dhe keqpërdorime" të përmbajtjes së kronikës dhe sqaroi se përgjigjia e Hodajt "lidhet me një situatë hipotetike emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri".

Sipas Ministrisë së Brendshme "Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë.

"Thëniet e zv.ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjia e një pyetje konkrete:

“Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?”

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet: “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca" thuhet në sqarimin e ministrisë.

Por deklarata e Hodajt për 600 mijë refugjatë nuk mund të jetë një rastësi. Nuk mund të jetë rastësi as ekzagjerimi që ka bërë zv.ministri kapaciteteve të Shqipërisë për të mbajtur refugjatë në një media të huaj, në një kohë kur flitet për shndërrimin e Shqipërisë në një pikë për strehimin e refugjatëve që kanë krijuar konfuzion në BE.

Ekzistenca e idesë për të ngritur një kamp refugjatësh në Shqipëri është konfirmuar në disa prej zyrtarëve të lartë të vendeve të Bashkimit Europian, si kryeministri i Austrisë, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Komisioneri për Emigracionin në BE Avramopulos dhe nga disa prej mediave më të besueshme europiane.

Ndaj keqpërdorimi dhe spekullimi në këtë rast, qëndron në vetë deklaratën e Hodajt, në pjesën që Ministria e Brendshme nuk e përmend, por që vetë Hodaj e thotë në intervistën për ZDF. Përmendja e shifrës prej 600 mijë refugjatësh dhe shembulli i pritjes që shqiptarët i bënë bashkëkombasve në vitet e luftës në Kosovë është një spekullim i pastër, që jo rastësisht bëhet pak ditë para vendimit për hapjen e negociatave me BE.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI