Flash

"Ishte luks për Shqipërinë" flet avokati i prokurorit që liroi trafikantin e drogës

Lapsi.al 20 June 2018
"Ishte luks për Shqipërinë" flet avokati i prokurorit

Pas vendimit që lë jashtë sistemit të drejtësisë, prokurorin e apelit, Gentian Trenova, ka folur avokati i tij. Saimir Lami tha se Trenova ishte një nga prokurorët më të përgatitur duke e quajtur atë "luks për Shqipërinë".

"Është për të ardhur keq sepse Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëzit e tij më të përgatitur në sistem në këtë mënyrë" u shpreh avokati duke shtuar se vendimi do të ankimohej.

Avokati tha se klienti i tij "ishte paragjykuar që në seancën e kaluar kur nuk na u dha mundësia të shpreheshim. Është e padrejtë,që punonjës të sistemit të drejtësisë kanë punuar me ndershëri sot të trajtohen në këtë mënyrë".

Megjithatë, Gentian Trenova nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për dyshimet që ranë mbi figurën e tij këto ditë.  Në seancën dëgjimore të KPK-së, deklaroi se prokurori Trenova kishte mbyllur hetimet për një trafikant droge të kapur nga policia greke. Sipas KPK, prokurori kishte kryer hetim te paplote, duke mos hetuar për verifikimin e këtij personi.

Të njëjtin vendim Trenova ka marrë pas hetimit ndaj një prokurori të kapur në korrupsion. Gjithashtu u tha se prokurori kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë.

Trenova e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 dhe prej asaj kohe ushtroi funksionin në prokurorinë e Kurbinit, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si dhe në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI