Flash

Bashkim Dedja flet për provën e Vetingut: Sikur kalova varrin për së gjalli!

Lapsi.al 21 June 2018
Bashkim Dedja flet për provën e Vetingut: Sikur kalova varrin për

“Njësoj si të kaloje varrin për së gjalli”, me këto fjalë e ka përshkruar kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja provën e Vettingut, në kohën që dosja e tij ishte në shqyrtim. Në një reagim të parë për mediat, Dedja tha se vendimin që e konfirmoi në detyrë e priti në shtëpi, me familjarët e tij dhe thotë se nuk e kishte menduar për asnjë moment që të jepte dorëheqjen.

“Nuk mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh “varrin për së gjalli”. Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen, por sipas ligjit e kushtetuese”- thote ai.

Sipas kreut te Kushtetueses, tani i takon përfaqësuesit të tij ligjor të merret me rastin e tij.

“Kolegji i apelimi do caktojë standardin e kryerjes së Vettingut. S’e kam menduar kurrë që s’do kaloja. Gjithçka mund të ndodhte. Vettingun e kam ndjekur në shtëpi me familjarët, ishte diçka me emocion. Pasi e ndoqa në shtëpi erdha në zyrë. Shqiptarët marrin drejtesi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto”- ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI