Flash

Interpol Tirana ekstradon dy persona nga Italia dhe Greqia (Emrat)

Lapsi.al 21 June 2018
Interpol Tirana ekstradon dy persona nga Italia dhe Greqia (Emrat)

Eksatradohen nga Interpol Tirana dy shtetas nga Italia dhe Greqia të dënuar për vepra të ndryshme penale. Policia njofton se u krye ekstradimi i shtetasit shqiptar Mark Marku 35 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras .

Shtetasi Mark Marku ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë me shkresë 183/1 dt.13.12.2013, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal nr.22, dt.07.03.2013, të Gjykates se Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka vendosur dënimin e tij me 8 vite burg, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen" dhe "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur". Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Gjithashtu po nga Interpol Tirana u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Artan Ago, 41 vjeç, lindur dhe banues në Devoll. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi me vendimin nr. 83 datë 16.02.2012, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë

Të këshilluara

Gjykata vendos: Rihapet dosja 'Hajdari'

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia për tu rigjykuar, duke hapur kështu dosjen “Hajdari”. Izet Haxhia ishte dënu...

15:38

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI