Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Negociatat në pikëpyetje/Ditmir Bushati i dërgon falenderime Angela Merkelit

Lapsi.al 21 June 2018
Negociatat në pikëpyetje/Ditmir Bushati i dërgon falenderime

Në Tiranë ka paqartësi për qëndrimin q do të mbajë Gjermania në Bruksel, në 28 dhe 29 qershor. I vetmi reagim zyrtar nga shteti gjerman erdhi nga një mesazh i ambasadës për Oranews. Mesazhi ishte lakonik dhe nuk jep asnjë sinjal të qartë: "Bundestagu do të mblidhet përsëri javën e ardhshme".

Por në Tiranë, Lulzim Basha doli në parlament me informacione, që sipas tij paralajmëronin një qëndrim të Gjermanisë kundër hapjes së negociatave. Basha foli për një rakordim të partive të koalicionit qeverisës, për qëndrimin që do të mbahet në 28 dhe 29 qershor.

“Kristiandemokratët dhe kristiansocialët gjermanë dhe social-demokratët gjermanë kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë. Ashtu si Edi Rama e di mirë, lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin, lajm që Shqipëria nuk e meriton, por është verdikti gjerman, tashmë jo vetëm i Krishbaum, jo vetëm i Vadefulit, por i mazhorancës gjermane, se Edi Rama ka gënjyer dhe Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet. Në këtë rezolutë që do bëhet zyrtare të martë, Shqipërisë nuk i vendosen vetëm kushte, por edhe një proces kontrolli që demonstron pabesueshmërinë totale nga cxdo raportim që bën Rama apo hallka institucionale të blera nga ai.” u shpreh Basha, që e sheh këtë qëndrim si një JO të qartë të gjermanëve.

Por Ministria jonë e Jashtme e quajti këtë deklaratë të Bashës një "aktrimi grotesk të opozitës sot në Kuvend është një perpjekje e pafat, por e përsëritur për të bërë të zezën të bardhë".

Deklarata e Ministrisë sonë të Jashtme erdhi si një reagim pas informacioneve që dha Basha në parlament, për mbledhjen e grupeve parlamentare të mazhorancës në Gjermani. Në këtë deklaratë, gjithsesi falenderohet kancelarja Angela Merkel për "konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë".

"Falenderojmë me mirënjohje kancelaren dhe qeverinë gjermane për konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë?Qartësia pro-zgjerimit, maturia dhe qëndrimi i ndershëm i partnerit tonë janë të mirëpritur e orientues përgjatë këtij rrugëtimi sfidues që bazohet te logjika e kushtëzimit demokratik dhe e ndjekjes së vazhdueshme të progresit në reforma" thuhet në reagim.

Çështja është se në orët e fundit, Merkel nuk ka konfirmuar asgjë dhe vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë mbetet një pikëpyetje e madhe, pavarësisht se në Tiranë të gjithë po nxitojnë të bëhen zëdhënësat e Gjermanisë.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI