Flash

Papa Francesku nderon me titull të lartë këpucarin shqiptar

Lapsi.al 21 June 2018
Papa Francesku nderon me titull të lartë këpucarin shqiptar

Në prag të Ditës Botërore të Refugjatit, Papa Francesku dhe Selia e Shenjtë në Vatikan ka nderuar emigrantin shqiptar Petrit Kozeli me titullin 'Komendator i Urdhërit të Shën Silvestrit të Papës'.

"Një palë këpucë në shenjë paqeje për një rrugëtim të përbashkët".

Ky është frymëzimi i punës së përditshme të emigrantit shqiptar Petrit Kozeli në punishten e tij të thjeshtë prej këpucari në qytetin e Mantovas. Prej vitit 1991 ai jeton në këtë qytet së bashku me familjen e tij.

Dikur me profesionin fotograf në Tiranë, sot Petriti është një këpucar profesionist, zanat të cilin e ushtron me shumë dinjitet e fantazi.

Shqiptari Petrit Kozeli si shembulli më i mirë i një qytetari të ri italian, një emigrant i integruar në jetën social-ekonomike dhe me një kontribut të vlefshëm në të, është vlerësuar më vitin 2014 nga Presidenti Italian Giorgio Napolitano me titullin Kavalier i Republikës Italiane.

Një palë këpucë me ngjyrat e flamurit kombëtar italian me dedikimin "T'i veshim së bashku këto këpucë për një Itali më të mirë e më të begatë!" ishte dhurata që ai i bëri Presidentit të Republikës Italiane.

"Nëse doni të dini se ç'është nënshtetësia italiane shkoni në punishten e Petrit Kozelit,"-ka thënë për të Kryetari i Bashkisë së Mantovës.

Këpucët e punuara nga ai janë simboli i rrugëtimit të përbashkët mes banorëve vendas dhe emigrantëve e qytetarëve të rinj italianë.

Po një palë këpucë me flamurin shqiptar e shqiponjën dy krerëshe u punuan nga Petriti enkas për Papa Franceskun.

Sot 4 vite më vonë nga ky vlerësim këpucari shqiptar ka marrë një tjetër titull të rëndësishëm. Me një dekretim special Selia e Shenjtë në Vatikan e Papa Francesku e ka vlerësuar me titullin Komendator i Urdhërit të Shën Silvestrit të Papës.

Është hera e parë në historinë e provincës së Mantovas që një qytetar i saj nderohet me një titull të tillë nga Vatikani dhe nga vetë Ati i Shenjtë dhe mbi të gjitha këtë vlerësim e merr një emigrant shqiptar.

Kozeli u prit në Ambasadën shqiptare në Romë nga ambasadorja Anila Bitri, e cila e vlerësoi si shembullin më të mirë të një shqiptari emigrant në Itali duke e përgëzuar për vlerësim e larta si nga shteti italian ashtu dhe nga Vatikani./Oranews

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/papa-francesku-nderon-me-titull-te-larte-kepucarin-shqipt-550674/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Të këshilluara

Gjykata vendos: Rihapet dosja 'Hajdari'

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia për tu rigjykuar, duke hapur kështu dosjen “Hajdari”. Izet Haxhia ishte dënu...

15:38

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI