Flash

Hollanda do ta bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Lapsi.al 21 June 2018
Hollanda do ta bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Në një shkrim të gazetës holandeze De Telegraaf, paralajmërohet vota kundër e Hollandës në takimin e liderëve të vendeve të BE-së në Bruksel në 28 dhe 29 qershor. Titulli i shkrimit është i drejtpërdrejtë "Hollanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE", ndërsa në brendësi të artikullit sqarohet se shumica e partive të parlamentit hollandez janë kundër votës pro për hapjen e negociatave dhe shkak për këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Shumica në parlament e dërgon qeverinë e Hollandës në Bruksel me mesazhin e qartë për të mos votuar pro hapjes së negociatave. Ministri i Jashtëm i Hollandës, thotë për De Telegraaf: "Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", duke shtuar se "më shumë përparime duhet të bëhen në këto çështje".

Partitë që janë kundër hapjes së negociatave në parlamentin hollandez janë 5, VVD, CDA, CU, PVV dhe PS 50Plus. Një prej deputetëve të CDA, Van Helvert në prononcimin për gazetën pranon ndikimin rus dhe atë kinez në rajon, por sipas tij kjo nuk është një arsye për të bërë pazare me parimet dhe standartet europiane.

Vetëm dy forca politike parlamentare janë pro hapjes së negociatave, D66 dhe GroenLinks. Arsyetimi është se vërtet Shqipëria nuk është gati për Europën, por hapja e negociatave nuk është anëtarësim në Bashkimin Europian.

Mw poshtw linku ku mund të lexohet shkrimi i De Telegraaf:

https://www.telegraaf.nl/nieuws/2201098/nederland-blokkeert-toetreding-albanie-tot-eu?utm_source=twitter&utm_medium=referral&utm_campaign=twitterfeed

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI