Flash

VIDEO/ Qeveria shqiptare pranon të strehojë 600 mijë refugjatë sirianë

Lapsi.al 19 June 2018
VIDEO/ Qeveria shqiptare pranon të strehojë 600 mijë

“Shqipëria ka kapacitete të mbajë deri në 600 mijë refugjatë. E ka treguar këtë edhe në të kaluarën gjatë luftës së Kosovës”. Janë fjalët e zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj në një intervistë për televizionin gjerman ZDF.

Në një reportazh të shkurtër të këtij rrjeti të titulluar “Më shumë refugjatë në Ballkanin perëndimor” flitet për propozimin e qeverisë austriake sipas së cilës zgjidhja për refugjatët që kanë vërshuar në Europë është ngritja e një kampi në një nga vendet jashtë BE. Një prej këtyre vendeve është konsideruar Shqipëria dhe sipas ZDF zyrtarët shqiptare nuk janë kundër kësaj ideje.

(Për VIDEO-n e reportazhit gjerman kliko KETU) 

“Në të ashtuquajturën rrugë Ballkanike Perëndimore nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera në Austri, numri i refugjatëve po rritet përsëri. Sipas qeverise austriake në Shqipëri mund të krijohet qendër refugjatesh për gjithë BE. Edhe qeveria shqiptare duket se nuk është kundër. Ajo shpreson për mbështetje financiare dhe anëtarësim në BE” – thuhet në reportazh.

Deri tani qeveria shqiptare thotë se nuk e ka marrë zyrtarisht një propozim të tillë, por Zv.ministri i Brendshëm Hodaj thotë se vendi ynë i ka kapacitetet për të përballuar një fluks të tillë.

“Shqipëria ka kapacitete të mbajë deri në 600 mijë refugjatë. E ka treguar këtë edhe në të kaluarën gjatë luftës së Kosovës”, - ka thënë Julian Hodaj.

Është deklarata e parë e një zyrtari të lartë shqiptar që del në favor të hapjes së kampeve të refugjatëve nga lindja në vendin tonë.

Deklaratën e Hodajt e ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha sipas të cilit Rama është ofruar të pranojë 600 mijë refugjatë sirianë, ish-terroristë të ISIS në këmbim të hapjes së negociatave.

“Te dashur miq, Edi Rama me zëdhënësin e tij Hodaj, deklaron sipas rrjetit televiziv me te madh gjerman ZDF, se Shqipëria ka kapacitete te plota për një kamp prej 600 mije refugjatesh siriane ne Shqipëri. Rama përdor si argument pranimin nga Shqipëria te vëllezërve nga Kosova gjatë luftës për çlirimin e saj!” - thotë Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rikthehen parcelat me kanabis në Vlorë

Në zonat pyjore të Poros dhe Akërnisë ende kultivohet hashash. Ka qenë një patrullim i avionëve të Frontex, që e zbuloi parcelën në pyllin e Poros. Policia shoq...

18:15

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI