Flash

Veliaj nuk e mban presionin, i kujton pronarin gazetares Ambrozia Meta

Lapsi.al 19 June 2018
Veliaj nuk e mban presionin, i kujton pronarin gazetares Ambrozia Meta

Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka rënë në të njëjtën grackë si kryeministri Edi Rama duke i përmendur gazetarëve pronarët e tyre. Gjatë një prononcimi për mediat pasi doli nga Komisioni i Medias, Veliaj u pyet nga gazetarja e Faxnews, Ambrozia Meta se çfarë do të ndodhë nëse artistët nisin grevën e urisë siç kanë paralajmëruar.

Veliaj, ashtu siç bëri Rama nuk iu përgjigj pyetjes në mënyrë të drejtpërdrejtë por i përmendi gazetares një bisedë që kishte pasur me pronarët e televizionit ku punonte ajo. Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=_t7lTDVnS8M&feature=youtu.be

Ambrozia Meta: Zoti Veliaj ju thatë që Tetri bëhet patjetër, ndërsa aktorët kanë paralajmëruar grevë nëse kjo ndodh, do të përdorni dhunë ndaj protestuesve ashtu siç keni bërë te liqeni?

Veliaj: Faleminderit për pyetjen nga ‘Fax Neës’, pata një shans që të bisedoja me pronarët tuaj, pasi ishin të vetmit që erdhën në dëgjesën për Teatrin. Por e kuptoj kur një televizion është edhe aktor…

Ambrozia Meta: Përgjigju pyetjes mos fol për pronarët, të pyeta për Teatrin dhe artistët...

Veliaj: Po i përgjigjem po duhet të kesh respekt, ne duhet të biem dakord, në të kundërt hajde këtu dhe nëse të qëndrojnë kamerat vazhdoje ti konferencën. (Pak pushim dhe vijon)

Dua t’iu ftoj me dashamirësi që ne vërtetë jemi televizion dhe duhet ta rrisim punën tonë, duhet të rrisim klikimet, po ne duhet të mendojmë dhe për më tej, se pas gazetares do bëhesh nënë dhe do çosh fëmijët te Teatri.

Të këshilluara

Veliaj në rolin e kllounit nga regjisori Rama

Edi Rama ka vendosur më në fund t’i ngarkojë Erion Velisë, diçka nga fatura e kripur e rikandidimit për Bashkinë e Tiranës. Për disa ditë me radhë, kryebashkiak...

15:25

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI