Flash

Euro rritje të lehtë kundrejt lekut, ekspertët skeptikë

Lapsi.al 19 June 2018
Euro rritje të lehtë kundrejt lekut, ekspertët skeptikë

Euo ka ndalur sot rënien përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro është këmbyer sot me 125.6 lekë, 0.09 pikë më shumë krahasuar me një ditë më parë.

Kjo, pasi u çmua me më shumë se 4 lekë pas deklaratës së Bankës së Shqipërisë se do të ndërhyjë në mënyrë të jashtëzakonshme në tregun vendas. Me përfundimin e efekteve psikologjike euro hyri sërish në trendin rënës, duke humbur pikë përkundrejt lekun për katër ditë radhazi.

Me nisjen e verës, pritet që efektet sezonale të ushtrojnë presion për një nënçmim të mëtejshëm të monedhës së përbashkët, për shkak të shtimit të prurjeve nga turistët, që sipas revistës monitor, këtë vit pritet të arrijnë nivel rekord dhe prurjeve të emigrantëve, që arrijnë kulmin në gusht.

Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se mund të ndërhyjë sërish në treg. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha gjatë samitit të shtatë rajonal të Guvernatorëve të bankave qendrore rajonale se nëse do te gjendet e nevojshme, do të detyrohen të blejnë më shumë valutë në treg.

Euro po përjeton një periudhë të dobët edhe në tregjet ndërkombëtare, shkruan monitor. Sipas të dhënave të publikuara nga Financial Times,  një euro këmbehet me 1.15 USD, shumë pranë nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit. Tregjet janë lëkundur për shkak të qeverisë së dalë nga koalicioni i formuar në zgjedhjet e fundit në Itali, ku edhe pse kanë rënë dakord se do të qëndrojnë në Eurozonë kanë kërkuar që të rinegociojnë kushtet e qëndrimit.

Janë pikërisht pasiguritë politikë që kanë lëkundur monedhën e përbashkët në tregjet ndërkombëtare.

Të këshilluara

Rikthehen parcelat me kanabis në Vlorë

Në zonat pyjore të Poros dhe Akërnisë ende kultivohet hashash. Ka qenë një patrullim i avionëve të Frontex, që e zbuloi parcelën në pyllin e Poros. Policia shoq...

18:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI