Flash

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një ruseje, arrestohet në Shqipëri malazezi

Lapsi.al 17 June 2018
Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një ruseje,

Një 22-vjeçar nga Mali i Zi ka rënë në pranga, pasi akuzohet se është autor i një vrasje. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.S., i cili kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Ai akuzohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi, ndërkohë që arrestimi u krye në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Bie në rrjetën e bashkëpunimit ndërkombetar, një shtetas malazez i dyshuar për vrasje

Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje.

Shtetasi A.S, 22 vjeç nga Mali i Zi kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendodhjes si dhe kapja e tij.

Shtetasi A.S., dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi. Nga ana e Policisë së Shtetit u bë deportimi për në Malin e Zi i shtetasit A.S., i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.

Të këshilluara

Moti për fundjavën me shi e shtrëngata...

Duket se reshjet nuk kanë të ndalur. IGJEUM njofton se pasditen e së shtunës dhe nesër pritet të ketë reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit, lokalisht d...

11:30

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI