Deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi është dhunuar ditën e sotme në Peshkopi. Këtë gjë e deklaron Partia Demokratike. Ndërsa kryeministri Edi Rama vijon turin në qarkun e Dibrës dhe sot ndodhet në Peshkopi për të takuar banorët, ai është pritur me protesta nga mbështetësit e PD-së.
Partia Demokratike thotë se policia ka dhunuar deputetin Xhemal Gjunkshi, teksa po protestonte bashkë me qytetarë kundër kryeministrit Rama.
Sipas PD, deputeti Gjunkshi është tërhequr me dhune nga polica duke u penguar të protestojë. “Deputeti Gjunkshi ka shenja të dhunës në trup nga tërheqja e policëve. Ky është një akt i paligjshëm kundër një deputeti”, deklaron PD.