Flash

Arian Çani: Teatri nuk mbrohet me sharje, qeveria zbythet me...

Lapsi.al 16 June 2018
Arian Çani: Teatri nuk mbrohet me sharje, qeveria zbythet me...

Gazetari Arian Çani ka bërë një reagim në portalin “Zonë e Lirë” për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ai thotë se për mbrojtjen e Teatrit nuk ka nevojë për sharje dhe fyerje, nëse çdo natë mblidhen aty vetëm 100 qytetarë për të ndezur qirinj.

“Teatri Kombëtar duhet mbrojtur me çdo kusht. S’ka nevojë për greva urie dhe as për sharje e fyerje publike.

Mjafton 100 qytetarë të mblidhen çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje në atë shesh të bukur me nga një qiri të ndezur në dorë dhe nuk ka pushtet në botë që nuk zbythet.

Teatri ka qenë, është dhe do të jetë hapësira më e madhe shpirtërore e humanëve. I pari ka qenë Teatri (pra fjala). Teatri mbrohet me vetëm 100 qytetarë të heshtur në atë shesh dhe mijëra të tjerë që i bëjnë like në rrjet.

Le të përsëritet e njëjta skenë si ajo që pamë të premten në mbrëmje. Vetëm kaq mjafton. Përndryshe ruspa e pushtetit arrogant, do ta rrafshojë brenda një nate korriku Teatrin. Dhe korriku po vjen…” – thotë Arian Çani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Edhe të dielën shi, koha hapet të...

E shtuna u shoqërua nga një mot me vranësira dhe shira lokalë në të gjithë territorin e vendit. Në orët drekës dhe pasdites nuk munguan edhe shtrëngatat. Edh...

18:44

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI