Flash

Rrihet dhe hidhet në rrugë nga makina, vdes në spital 20 vjeçarja shqiptare

Lapsi.al 11 June 2018
Rrihet dhe hidhet në rrugë nga makina, vdes në spital 20

Një 20 vjeçare shqiptare e identifikuar si Angela Mecani ka ndërruar jetë në spitalin Santa Croce në Moncalieri të Italisë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 20:00 të mbrëmjes. Mësohet se vajza e re, ishte paraqitur në spital mbrëmjen e së shtunës, e dhunuar në mënyrë brutale.

Mediat italiane raportojnë se ajo ishte rrahur dhe më pas ishte hedhur nga një makinë që ecte me shpejtësi në unazën e jugut. Sipas mjekëve, viktima kishte dëmtime në organet e brendshme si pasojë e hedhjes në rrugë nga makina, por jo vetëm pasi në trup kishte shenja goditje.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për policinë se" "Dikush hodhi një person nga makina e tij dhe u arratis". Dyshohet se vajza ishte një prostitutë, megjithatë policia është në proces hetimi për të kuptuar nëse natën e së shtunës Mecani  hyri në makinën e klientit të gabuar apo dikush dëshironte ta bënte të paguajë për diçka.

Megjithatë duket qartë, se ai apo ata që e hodhën në rrugë e donin të vdekur dhe madje ishin të bindur se e bënë kur u larguan me makinë. Hetuesit janë duke u përpjekur për të rindërtuar rrugën që ka bërë makina, nga e cila u hodh vajza. Shpresat janë se kamerat e sigurisë të kenë kapur imazhin e burrit apo burrave që ishin në makinë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI