Flash

A do të ketë Vetting për Adriatik Llallën? Sot jepet vendimi nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit

Lapsi.al 11 June 2018
A do të ketë Vetting për Adriatik Llallën? Sot jepet vendimi

Gjatë ditës së sotme Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendos zyrtarisht për fatin e Adriatik Llallës nëse do i nënshtrohet Vettingut apo jo. Pritet që sot në orën 13:00 të bëhet publik vendimi final për ish-kryeprokurorin.

KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, i cili kërkon që ish-prokurori i Përgjithshëm të mos përjashtohet nga Vettingu, por t'i nënshtrohet atij njësoj si e gjithë trupa e sistemit të drejtësisë. Kërkesa e Komisionerit Publik erdhi pas vendimit të KPK të cilët ndërprenë Vettingun e Llallës, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mundësia për të marrë një pozicion tjetër në sistemin e drejtësisë, më konkretisht në Gjykatën e Lartë.

KPA dëgjoi seancën e kaluar komisionerin publik, Florian Ballhysa, i cili deklaroi se Llalla megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës.

Pyetja që shtroi Ballhysa ishte nëse dorëheqja e dorëzuar nga Llalla me postë është nënshkruar apo jo nga vetë magjistrati. Ish-kryeprokurori Llalla është subjekti i parë që kalon në këtë situatë i cili pas dorëheqjes kërkon t'i ndërpritet edhe procesi i Vettingut. Pezullimi i Vettingut apo çelja e filtrave të tij për verifikimin e pasurisë dhe aftësive profesionale për Llallën, mbetet për t'u mësuar vetëm mesditën e sotme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI