Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta para mesnatës në Shkodër, ku një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Burime bëjnë me dije se dy personat që janë përplasur nga automjeti ishin duke ecur buzë rrugës. Raportohet se dy personat ishin burrë dhe grua. Si pasojë e përplasjes burri ka mbetur i vdekur ndërsa gruaja është plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë në spital. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Shtoj. Mësohet se viktimë ka mbetur Benik Beci, ndësa është plagosur bashkëshortja e tij Alketa Beci.

NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 10.06.2018 në orën 22.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin quajtur kthesa Insitutit të Misrit, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur shtetas B. B. 53 vjeç dhe është dëmtuar rëndë bashkëshortja e tij shtetesja A. B. 44 vjeçe, të cilët po udhetonin në këmbë.
Shtetasi Gj. T. 49 vjeç, me mjetit tip Benz me targë AA771SE, ka perplasur dy shtetasit e lartëpërmendur, i cili mëpas është larguar nga vendi aksidentit dhe është kapur nga sherbimet e policisë disa metra me tutje dhe po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ku po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.