Flash

"Koha e maskarenjve, Rama si Erdogani" aktorët në protestë kundër prishjes së Teatrit

Lapsi.al 10 June 2018
"Koha e maskarenjve, Rama si Erdogani" aktorët në

Sapo është bërë publik projektligji që i hap rrugë ndërtimit të teatrit të ri, artistët kanë nisur protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Aktori Robert Ndrenika tha se këtë gjë po e bën vetëm Erdogani, dhe shtoi se të gjithë i kanë dhënë të drejtë dhe janë me artistët.

“Nuk marrë vesh seç po ndodh. Kemi qenë tek presidenti nga ka dhënë shumë të drejtë, kemi qenë dhe tek kryetari i Kuvendit na ka dhënë të drejtë, se ç'bëhet, dhe opozita është me ne. Kam përshtypjen se dhe shumë nga Partia Socialiste janë me ne, por edhe ata nuk flasin se kanë hallet e tyre edhe ata, nuk flasin. Këtu u bë puna si te "Tre musketierët", kardinali Rshëlje më vete, ata të mbretit më vete, në vitin 2018. I them edhe prokurorisë ta shohë këtë punë. Pse ta marrë firma Fusha? Se ka edhe Kodra.sh.pk. Nuk e kanë përfillur fare komunitetin teatror, veç presidentit dhe kryetarit të kuvendit. Kryeministria na ka përbuzur. Të hyjmë në bisedime. Jo kështu  gjëra arbitrare. Vetëm Erdogani i bën këto punë”, ka thënë Ndrenika.

Ndërsa aktori tjetër Mirush Kabashi, mesazhin e tij e ka përcjellë me anë të poezisë "Hakërrim" të Ali Asllanit.

“Koha është e maskarenjve, por Shqipëria dhe teatri janë të tonat, janë të shqiptarëve”, ishte kjo një nga vargjet e rrecituara nga Kabashi, por e përshtatur për rastin e sotëm.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI