Flash

FOTO/ Devijimi në autostradën Tiranë-Durrës shkakton kaos në trafik, vargu i mjeteve deri në 6 km

Lapsi.al 11 June 2018
FOTO/ Devijimi në autostradën Tiranë-Durrës shkakton kaos

Devijimi i qarkullimit të mjeteve për shkak të punimeve në segmentin e parë rrugor Kashar-Vorë, pjesë e autostradës Tiranë–Durrës ka shkaktuar kaos dhe trafik të madh.

Vargu kilometrik i makinave fillon nga QTU tek mbikalimi në hyrje të Tiranës. Mësohet se vargu i mjeteve arrin deri në 6 kilometra.

Siç u njoftua më herët nga ARRSH, punimet konsistojnë në shtrimin e shtresës së asfaltit dhe rehabilitimin e rrugës, ndërkohë që kjo fazë pritet të vijojë përgjatë gjithë muajit qershor.

Automjetet devijohen në Rrugën e Rinasit. Autostrada është e bllokuar nga mbikalimi i Qafë-Kasharit deri në Vorë në të dyja korsitë që të shpien drejt Durrësit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI