Flash

Vrasja në Vlorë, 29-vjeçari ekzekutohet sapo del nga makina, dyshohet për pazare droge

Lapsi.al 5 June 2018
Vrasja në Vlorë, 29-vjeçari ekzekutohet sapo del nga makina,

Një person është vrarë me armë zjarri në Vlorë mbrëmjen e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate   tek ish-kombinati i peshkut në lagjen ”Pavarësia’, ndërsa viktima është identifikuar si Vasil Dervishaj, 29 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, 29-vjecarit i është bërë atentat sapo ka dalë nga makina tip ‘Ford’ me targa italiane “OD 476 AF” me të cilën po udhëtonte. Vasil Dervishaj ka gjetur vdekjen në vend nga breshëria e plumbave të marrë.

Vasil Dervishaj është pronar i një lokali dhe “Kafe Gimoka”-s, ndërkohë që është emër i njohur edhe për policinë e Vlorës, pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge. Pistat e para të hetimit janë ato për prishje të pazareve të drogës ose hakmarrje.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fierit për të humbur gjurmët. Policia ka ndaluar disa persona për ti marrë në pyetje. Ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe familjarët për të hedhur dritë mbi konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur 29-vjeçari që mbeti i vdekur.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI