Flash

Seks me 2 vajza në makinë, Prokuroria: 14 vite burg për taksistin përdhunues

Lapsi.al 4 June 2018
Seks me 2 vajza në makinë, Prokuroria: 14 vite burg për taksistin

Prokuroria italiane ka kërkuar 14 vite e 6 muaj burgim për një taksist shqiptar, i akuzuar për përdhunim të dy vajzave nga Milano, 20 e 25 vjeç, në dy raste të ndryshme: 11 nëntor 2016 e 24 korrik 2016.

Ai u arrestua në Janar me akuzën e dhunës seksuale. Sipas prokurorisë në Milano, akuzohet se në të dyja rastet, ai i ka marrë vajzat në makinë orët e para të mëngjesit pranë një diskoteke. Dhe në vend që ti çonte në destinacionin e kërkuar nga klientet, parkoi mjetin në një rrugë të veçuar e abuzoi seksualisht me to.

Gjatë seancës gjyqësore, pala mbrojtëse kërkoi një provë ADN-je, kërkesë që u aprovua nga gjykata, raportojnë mediat italiane.

Edhe më herët, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga raportimet e medieve lokale, ka mohuar abuzimin seksual.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI