Flash

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

(VIDEO) Një pallat-supermarket për drogën, goditet banda e shqiptarëve në Itali

Lapsi.al 4 June 2018
(VIDEO) Një pallat-supermarket për drogën, goditet banda e

Orët e para të mëngjesit të sotëm, në provincën e Fronsiones, u ndërmorr një operacion i quajtur "Hijet e gjata", që angazhoi rreth 50 policë italianë dhe vuri në pranga 13 persona, pjesë të një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Mes të arrestuarve ka italianë, shqiptarë dhe të huaj të tjerë. Mediat italiane raportojnë se ka dhe gra që kanë përfunduar pas hekurave.

Një pallat i tërë në rrugën “Bellini” në Frosinone ishte transformuar në një supermarket të vërtetë droge, i hapur në çdo orë.

Hetimi kishte nisur në dhjetor të vitit 2015 dhe kishte zbuluar një organizatë kriminale që udhëhiqej nga një grup shqiptarësh, të cilët në fakt kontrollonin një ndërtesë të tërë publike në Frosinone, e destinuar për të shërbyer si një bazë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.

Blerësit mund të vinin lirshëm dhe pa paralajmërim në pallat dhe të blinin çdo lloj droge.

Më popullorja ishte e ashtuquajtura mini dozë kokainë ‘e pjekur’ ose kokainë në formën e duhanit për t’u tymosur, që peshonte 300 miligramë, e shitur për 20 euro; doza e kokainës madje reklamohej edhe me shkronja të mëdha në muret e ndërtesës me peshë dhe çmim.

Brenda organizatës të gjithë kishin detyra të përcaktuara mirë; kishte nga ata që ishin të predispozuar me turne mbikëqyrëse në ndërtesë me detyrën e drejtimit të blerësve dhe dhënien e alarmit në rast të ardhjes së forcave të rendit dhe kishte të tjerë që merreshin me shitjen, paketimin e dozave dhe mbajtjen e llogarive. Furnizimin me drogë e bënin dy shqiptarë, babë e bir që operonin në Romë.

Me gjithë ndërhyrjet e përsëritura nga agjentët e skuadrës së lëvizshme, të cilat në flagrancë kanë arrestuar në disa raste shpërndarësit e drogës, bashkëpunëtorët gjithmonë riorganizoheshin, duke modifikuar metodat e shitjes: nga apartamentet kanë kaluar brenda shkallëve, me doza të futura në sirtarët e fshehur prapa bordurave të rreme ose vende të tjera të fshehta.

Furnizimet me bashkëpunëtorët e Romës ishin të vazhdueshme dhe për të minimizuar rreziqet, udhëtimet e furnizimit ishin të përditshme, të kryera me mjete të modifikuara me krijimin e ndarjeve sekrete për të fshehur narkotikët, sasitë e të cilave shkonin mes 100 dhe 500 gramëve në ditë.

Të ardhurat mesatare ditore të organizatës shkonin nga 6,000 deri 8,000 euro, me shumën maksimale që arrinte në 10,000 euro gjatë fundjavave ose gjatë festave të fundvitit.

https://www.youtube.com/watch?v=TMgdT-UdilA

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI