Flash

“Presidenti i PPE kërkon largimin e Fatmir Xhafajt, po bllokon hapjen e negociatave"

Lapsi.al 5 June 2018
“Presidenti i PPE kërkon largimin e Fatmir Xhafajt, po bllokon hapjen

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kurseu akuzat për Xhafajn, pasi sipas tij ai është bllokuesi i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Berisha ka cituar presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, ku sipas tij zyrtari i huaj ka kërkuar largimin e Xhafajt nga Ministria e Brendshme.

Mes të tjerash ish-lideri i PD-së tha se largimi i Xhafajt nga pushteti është rruga e vetme për të ecur drejtë Bashkimit Europian.

REAGIMI I BERISHËS

Xhafa i Droges bllokuesi i hapjes se negociatave!

Presidenti i Partise Popullore Europiane, Joseph Daul, ka kërkuar largimin e Fatziut nga Ministër i Brendshëm.

Te dashur miq, gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane ne Varshave, Presidenti Jozeph Dual ndër të tjera, është shprehur:

“Ne po e ndjekim nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së Ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, unë nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje positive për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndaj ne duhet të shohim nëse do të ketë ndryshime deri në samitin e ardhshëm”.

Pra te dashur miq, Fatziu i Droges po mban peng hapjen e negociateve te Shqiperise me Bashkimin Europian! Kjo fakton edhe njehere se Edvin Kristaq Rama, midis Europes dhe Droges ka zgjedhur Drogen dhe parate e saj te krimit!

Largimi tij nga pushteti eshte rruga e vetme per te ecur drejte Bashkimit Europian! sb

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI