Flash

Familja e Enea Ftoj, të riut që u vra në paraburgimin e Korçës: Jemi mes 4 rrugëve, na vrisni edhe ne

Lapsi.al 5 June 2018
Familja e Enea Ftoj, të riut që u vra në paraburgimin e

Për familjen e Enea Ftoj, i cili ndërroi jetë në komisariat më 17 maj, hallet nuk kanë fund.

Bashkëshortja e tij Entela, me tre fëmijë të vegjël bën apel për ndihmë. “Prej dy javësh fle së bashku me tre fëmijët jashtë. Flemë tek Pazari dhe në lulishte të qytetit.Nuk kam asnjë të ardhur. Fëmijët ka disa ditë që nuk ushqehen, askush nuk më ka ofruar ndihmë. Kërkoj një shtëpi ku të strehohem bashkë me fëmijët, në të kundërt do var veten. Policia që më vrau burrin, të na vrasë ne të katërt”, ka rrëfyer e reja me lot në sy.

Pas vdekjes së të shoqit, Entela bashkë me fëmijët 5 vjeç, 3 vjeç dhe 1 vjeç, u largua nga shtëpia e tij dhe për pak kohë jetoi tek prindërit, të cilët gjithashtu bën apel pasi nuk kishin mundësi ta mbanin.

“Tani jetoj tek gjyshja, pasi prindërit e Eneas nuk kanë për vetë mundësi ekonomike. Nëse shteti nuk merr masa për mua, unë do të varem me gjithë fëmijë. Nuk kam shpresë tjetër”, është shprehur ajo më herët.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI