Një 20-vjeçar nga Kuçova është arrestuar në flagrancë nga policia e Qarkut të Beratit, pasi është zënë për motive të dobëta me një bashkëmoshatar dhe më pas edhe me shokun e tij.
Ai akuzohet tashmë për kanosje, prishje të rendit të qetësisë publike, plagosje e lehtë me dashje dhe plagosje e lehtë nga pakujdesia, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Beratit.