Flash

Itali, burg përjetë për dy shqiptarët të cilët masakruan shokun duke i prerë fytin

Lapsi.al 31 May 2018
Itali, burg përjetë për dy shqiptarët të cilët

Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shqiptarët Marjo Mema e Igli Meta të cilët masakruan bashkëkombësin e tyre 17-vjecar Ismail Luli 3 vite më parë. Sipas organit të akuzës, krimi i dy shqiptarëve ishte i qëllimtë, i paparamenduar dhe i kryer në mënyrë makabre.

Vrasja ndodhi më 19 korrik të 2015-ës si hakmarrje kundër Ismailit, ‘fajtor’ se kishte patur një marrëdhënie të fshehtë me të fejuarën e Iglit, Ambra . Ky i fundit u njoftua nga një mik për tradhtinë dhe që nga ai moment mendoi si të vinte në zbatim hakmarrjen e tij.

17 vjeçari u torturua i lidhur në një kryq në një zonë të izoluar, duke u qëlluar disa herë me thikë në fyt. Dy autorët u munduan të fshehin krimin, duke transportuar e braktisur trupin e viktimës në rrethinat e një qyteze.

Igli tentoi t’ia hedhë fajin bashkëpunëtorit Marjo Mema, duke e akuzuar atë si ekzekutor fizik, por për Prokurorinë ai që theri me thikë Ismaili ishte Igli, me Marjon në ndihmë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI