Flash

Vendimi/ A do të ketë apo jo vetting për Adriatik Llallën?

Lapsi.al 31 May 2018
Vendimi/ A do të ketë apo jo vetting për Adriatik Llallën?

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvillon sot në orën 10:00 seancën lidhur me shqyrtimin e ankimimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kundër vendimit për pushimin e Vetting-ut ndaj Adriatik Llallës.

Seancën e 16 majit, ish-Kryeprokurori nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi ndodhej jashtë Shqipërisë, dhe u përfaqësua nga avokati Sokol Hazizaj.

Avokati deklaroi se klienti i tij nuk kishte pasur dijeni për ankimimin e Komisionierit Publik nga ky institucion por e ka mësuar nga mediat.

Pasi trupa gjykuese u tërhoq për 30 minuta u vendos që seanca e shqyrtimit të shtyhet për t'i dhënë kohë subjektit rivlerësues të njihet me ankimimin.

"Të përsëritet njoftimi i ankimit për subjektin e rivlersimit" u shpreh kryetari i trupit gjykues Sokol Çomo.

Kolegji vendosi ta shtyjë zhvillimin e seancës për në 31 maj, kohë të cilën mbrojtja të bëjë të mundur plotësimin e prokurës së përfaqësimit dhe të njoftojë klientin e tij për datën dhe ditën e seancës.

Trupa gjykuese përbehet nga pesë gjyqtarë mes të cilëve dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama, Sokol Como, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari, ndërsa relator i çështjes është caktuar me short gjyqtari, Luan Daci.

Pak muaj me parë ish-kryeprokurori Llalla hoqi dorë nga sistemi i drejtësisë për t'i shpëtuar vettingut dhe procesi ndaj tij u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa Komisioneri Publik i dorëzoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit çështjen, ku kërkohet vazhdimi i procesit.

Të këshilluara

Del nga burgu i 'forti' i Bandës së Durrësit

Një fatkeqësi në familje i ka dhënë 4 orë liri Endrit Dokles, të dënuarin e vetëm me burgim të përjetshëm të “Bandës së Durrësit”. Drejtoria e Burgjeve ka mirat...

21:15

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI