Flash

Remont në rrjet, nesër dhe pasnesër disa zona në Durrës mbeten pa energji

Lapsi.al 30 May 2018
Remont në rrjet, nesër dhe pasnesër disa zona në Durrës

Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftim se nesër do të kryhen punime në rrjet, prandaj disa zona në Durrës do të jenë pa energji elektrike. Më poshtë njoftimi i plotë:

Në përmbushje të detyrimit për forcimin dhe sigurimin e rrjetit të tensionit të lartë, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A) do të kryejë më 31 Maj dhe 1 Qershor, ndërhyrje (punime) në dy linjat 110 kV Rrashbull – Sallmone (Sukth) dhe Rrashbull – Spitallë.

Ky operacion do të shoqërohet detyrimisht me stakim të energjisë, e cila disa zona të Durrësit dhe Shijakut, konkretisht:

1. 31 Maj, linja 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth)

Nga ora 09:00 deri në orën 15:00, zonat pa energji elektrike kryesisht të Shijakut:

Breg Lumi, Punishte, Komunale, Qendër Shijak, Perimore, Sallmone Kodër, Zona Fermë Sukth, Hidrovori, Lagja e Stallave, Biznes privat gjate autostradës, “4 Rrugët”, aksi Maminas-Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminasi, Sallmone,

Gjiri i Lalëzit dhe Kompleksi Lura.

2. 1 Qershor, linja 110kV Rrazhbull – Spitalle (Porto Romano 2)

Nga ora 09:00 deri ne 15:00, pa energji gjatë kësaj kohe mbeten disa zona, kryesisht të Durrësit, si:

Shenavlashi, Vrrin, zona e ish-kënetës Durrës, Impianti i Ujërave të Zeza.

Subjekte private Depozitat e ''RIRAS'' në Porto Romano, ANOIL, Eropetrol,

Intergaz, Subjekte private ''Serat'', ADC, Universiteti Godina e Re, Ferri Trans Subjekt Betoni,

Qyteti Durrës: Lagja Nr.15 zona Spitallë, Policia-drejtim Shkozetit (krahu i majtë i rrugës kryesore), Lagja Nr.18 zona Spitalit – Materniteti - drejtim Shkozetit

(krahu i djathtë i rrugës kryesore), degëzimi Currilat-Fabrika e Tullave, si dhe degëzimi Pallatet Parafabrikat-Kisha-Tregu Industrial.

Duke ju shprehur ndjesë për shqetësimin, OST kërkon mirëkuptimin e abonentëve për ndërhyrjet e nevojshme, në garantim të furnizimit të qëndrueshëm më energji elektrike!

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI