Flash

U kapën me 53 kg heroinë në Spanjë, dy shqiptarët mbrojnë njëri-tjetrin në gjyq

Lapsi.al 30 May 2018
U kapën me 53 kg heroinë në Spanjë, dy shqiptarët

Në seancën e dytë gjyqësore, dy shqiptarë që akuzohen për trafikimin e 53 kg heroinë me një automjet “Porche Cayenne”, nga Gjermania drejt Spanjës, i kanë mohuar akuzat. Prokurorët insistuan se kishin prova për lidhjet e bosëve shqiptarë me shpërndarësit e drogës.

Në përballjen me togat e zeza spanjolle, 2 shqiptarët mohuan akuzat për trafikun ndërkombëtar të drogës. Rinush.G, i cili u arrestua me 53 kg heroinë në mars të vitit 2016, u tha gjykatësve se nuk kishte dijeni se droga ndodhej në makinë. Ai po drejtonte një automjet luksoz, tip “Porche Cayenne”, kur policia sekuestroi heroinën me vlerë mbi 2.5 milionë euro, ndërsa në makinë ndodhej edhe shqiptari tjetër Sokol.R, i cili akuzohet nga prokuroria si personi që merrej me pagesat në Galicia. Në ballafaqimin në sallën e gjyqit, Sokoli pranon disa udhëtime në Barcelonë dhe se i kishte dhënë para Rinoshit, por për makinën që do të sillte nga Gjermania, ku edhe u sekuestrua droga.

Në sallën e gjyqit u theksua se shqiptari tjetër në kërkim Nikolin.A është bosi i këtij rrjeti kriminal, të cilit i janë arrestuar 6 anëtarë, 2 shqiptarët dhe 4 spanjollë. Ata rrezikojnë një dënim total prej 80 vitesh burg dhe një gjobë që shkon deri në 9.5 milionë euro. Gjatë përballjes në gjyq, shqiptarët e kanë mbrojtur njëri-tjetrin, duke mohuar akuzat e drogës.

Ata thanë se merreshin me shit-blerjen e automjeteve, ndërsa njëri prej spanjollëve që ndodhej i akuzuar duhet të shpjegonte sesi bashkëshortja e tij ishte bërë pronare e 3 makinave “Mercedes Class” “Citroen C3” dhe një “Jaguar” si dhe shtëpisë me vlerë prej 340 mijë euro … Heroina dyshohet se ishte futur në Gjermani nga Europa Juglindore dhe pasi kaloi Holandën, do të shitej në Spanjë./ Oranews

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI