Flash

Vrasja e Oliver Ivanoviç, një ekip gazetarësh nga Serbia vjen në Kosovë për të investiguar

Lapsi.al 29 May 2018
Vrasja e Oliver Ivanoviç, një ekip gazetarësh nga Serbia vjen

Një grup gazetarësh investigativë nga Serbia janë duke planifikuar të vijnë në Kosovë. Qëllimi i tyre është hulumtimi i vrasjes së ish-politikanit serb nga Veriu, Oliver Ivanoviq. Sasha Mirkoviq dhe Goran Markoviq janë producentët kryesorë të këtij emisioni.

“Për shkaqe sigurie, nga kolegët gazetarë jemi këshilluar që ne si ekip të vendosemi në Graçanicë ose në Prishtinë. Kjo sepse strukturat kriminale të lidhura me SNS e Vuçiqit paraqesin rrezik për ne”, tha Sasha Mirkoviq.

Sipas Mirkoviqit, ekipi hulumtues do të intervistojë shumë persona dhe personalitete politike në Kosovë, shkruan Indeksonline.

“Do të intervistojmë familjarë, fqinjë, dëshmitarë, policë, prokurorë, politikanë dhe çdo person që mund të jetë me interes”, tha Mirkoviq, duke shtuar se “edhe ekspertë të delikteve të gjakut do t’i intervistojnë”.

Ai ka thënë se është për çudi heshtja dhe mosreagimi i regjimit në Beograd, edhe pse gishti është drejtuar te disa kriminelë lokalë të SNS-së (Lista SRPSKA) në Veri të Mitrovicës.

Përndryshe, mediet e Beogradit e kanë akuzuar Sasha Mirkoviqin që së bashku me CIA-n, nga Shkupi po organizojnë rrëzimin e pushtetit të Aleksandar Vuçiqit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI