Flash

Greqi, doganierët në grevë 24-orëshe, “paralizohet” kufiri me Shqipërinë

Lapsi.al 29 May 2018
Greqi, doganierët në grevë 24-orëshe,

Që nga e mërkura paradite dhe për 24 orë, asnjë automjet nuk do të mundë të kalojë në kufirin Shqipëri-Greqi, për shkak se doganierët grekë janë përfshirë në grevën 24-orëshe që kanë shpallur për më 30 maj sindikatat e vendit.

Gjatë këtij intervali kufirin mund ta kalojnë vetëm këmbësorët që nuk do të kenë me vete bagazhe.

Edhe Kakavjija e Tre Urat do të jenë të bllokuara.

Policia e Gjirokastrës informon: " Në bazë të njoftimit të bërë nga homologët Grek ku thuhet se në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije Gjirokastër si dhe në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet do të zhvillohet grevë nga pala Greke, duke filluar nga ora 07:00 ditë e mërkurë, datë 30.05.2018, deri në orën 07:00 të ditës së nesërme, datë 31.05.2018."

E paqartë ishte situata paraditen e të martës edhe në doganën e aeroportit ndërkombëtar të Athinës. Përfaqësuesi i sindikalistëve tha për Ora News tha se ata do të marrin pjesë në grevës. Por shtoi se funksionimi apo jo i doganës do të varet nga fakti se sa prej 107 punonjësve do t’u bashkohen grevistëve.

Për shkak të grevës, dy kompanitë ajrore vendase, Aegean Airlines dhe Olympic Air kanë njoftuar anulimin apo ndryshimin e orareve për shumë fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare. Ndërkaq, linja Athinë Tiranë dhe kthim nuk përfshihet në listën e ndryshimeve.

Qytetarët që kanë ndërmend të udhëtojnë me mjete për në Greqi, gjatë kohës së grevës 24 orëshe, është mirë që më përpara të komunikojnë me pikat doganore të Shqipërisë, që kanë marrë informacionin e nevojshëm.

Greva 24 orëshe e të mërkurës parashikohet të jetë një nga më të mëdhatë e kohëve të fundit. Në të është paralajmëruar se do të marrin pjesë shumica e sindikatave të sektorit publik dhe atij privat, përfshirë mediat e shkruara, elektronike dhe ato online.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI