Flash

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Studimi/ Në Shqipëri janë 12 plazhe të ndotura (HARTA)

Lapsi.al 29 May 2018
Studimi/ Në Shqipëri janë 12 plazhe të ndotura (HARTA)

Një studim i Agjensisë Europiane për Mjedisin i rendit plazhet e Shqipërisë në vendin e fundit krahasuar me ato të Bashkimit Europian për nga cilësia e ujit. Raporti ka gjetur se Shqipëria ka më pak plazhe të vlerësuara me notën "shkëlqyeshëm" për vitin 2017,  vetëm 37% të tyre, në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian me të cilat është krahasuar.

Plazhet që janë vlerësuar me notën "dobët" janë 12 të tilla, nga 102 plazhe gjithsej. Në faqen e internetit të agjensisë europiane, është paraqitur edhe një hartë, që mund ta shihni më poshtë, nga ku gjithsesi është e vështirë të kuptohen plazhet ekzakte që janë vlerësuar me notën "dobët".

Me ngjyrën e kuqe janë shenjuar plazhet më të ndotura të vlerësuara "dobët", me blu janë plazhet e vlerësuara "shkëlqyeshëm" për nga cilësia e ujit, ndërsa me ngjyrën e kaltër, ato që janë vlerësuar "mirë". Në ngjyrën e gjelbër janë plazhet e vlerësuar "mjaftueshëm".

Raporti bazohet në analizat e 914 kampioneve të ujit. Kampionet u morën në 102 plazhe gjatë sezonit turistik të vitit të kaluar në ditë të ndryshme. Sipas raportit analizat janë bërë për bakteret "Escherichia coli" dhe "enterococcus faecalis", që janë tregues i derdhjes së fekaleve në det.

Gjithsesi në raport thuhet se 12 plazhet që u vlerësuan me notën "dobët" janë 1 më pak se vitin 2016 dhe ka një pëmirësim të dukshëm me vitin 2015.

Ndotja e ujit nga fekalet mbetet një rrezik për pushuesit vëren raporti, pasi bëhet shkak për sëmundje të ndryshme. Shkaku kryesor i ndotjes janë shkarkimi i ujërave të zeza në det dhe derdhjet e rrëmbyeshme që sjellin lumenjtë, në veçanti pas reshjeve të shumta.

Për të lexuar raportin e plotë, klikoni KETU./ ©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI