Flash

Rama: Nuk më vjen keq për shqiptarët që kërkojnë azil në Europë!

Lapsi.al 29 May 2018
Rama: Nuk më vjen keq për shqiptarët që kërkojnë

Vitet e fundit qindra mijëra shqiptarë kanë provuar të marrin azil në vendet e Bashkimit Europian, në disa vite duke pasur numrin më të lartë të aplikimeve. Kryeministri shqiptar po përsëriste të njëjtën teori në France 24, që kjo është diçka normale, që emigrimi për një punë më të mirë është një fenomen i njohur në të gjithë botën, kur gazetarja e ka pyetur: A nuk ju vjen keq për ta? Përgjigjia e Ramës ka qenë mohuese.

"Të më vijë keq? Jo, sepse historia tregon se vendet më të pasura të eu kanë qenë të varfëra, por njerëzit kanë emigruar, kanë ndihmuar familjet, kanë mësuar gjera të reja dhe janë rikthyer duke pasuruar vendet e tyre" u shpreh kryeministri.

Me qëllim, Edi Rama ngatarron emigrimin e njerëzve për një punë dhe për një jetë më të mirë me aventurën ku u futën qindra mijëra shqiptarë duke jetuar në kampet e azilanëve në Gjermani, Francë, Danimarkë, Holandë etj.

Shumë prej tyre kanë mbijetuar në kushte mizerabël duke braktisur shtëpitë dhe qytetet ku jetonin prej vitesh për shkak të taksave, mungesës së spitaleve, krimit, korrupsionit dhe mungesës së shpresës për një jetë më të mirë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI