Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Vera është ende larg, reshjet e shiut do të vazhdojnë

Lapsi.al 23 May 2018
Vera është ende larg, reshjet e shiut do të vazhdojnë

Reshjet e shiut do ta mbajnë ende larg stinën e ngrohtë të verës të paktën deri në javën e ardhshme. Reshjet e nisura pasditen e së mërkurës do të vijojnë të jenë intensive dhe përgjatë paradites së të enjtes. Meteorologu, Metodi Marku, sqaron për Ora News se vranësirat dhe shirat do të jenë prezentë gjatë gjithë javës kryesisht, orëve të pasdites

Metodi Marku: Ka mundësi për reshje por të kufizuara gjatë orëve të pasdites jo në gjithë territorin por në zona shumë të lokalizuara, kryesisht terrenet kodrinore dhe malore që në gjeografinë e Shqipërisë do të thotë pak a shumë pjesa lindore që do të ketë propabilitetet më të larta. Nuk do të jenë reshjet e para 4-5 ditëve ku ne patëm një sasi të konsiderueshme reshjesh për 4-5 orë gjatë pasdites.

Por edhe pse shiu nuk do t`i ndahet kësaj jave, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë.

Metodi Marku: Temperaturat përgjithësisht deri në fund të kësaj jave dhe fillimit të javës që vjen, trendi i temperaturave pritet të jetë në rritje.Shumica e ditëve do të sjellin rritje ndonëse të pakta, graduale por tendenca do të jetë në rritje.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, mesi i javës së ardhshme do të shënojë një qëndrueshmëri të motit dhe rikthimin e ditëve me diell.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI