Flash

Dëshmitari X rrëfen 5 orët në Prokurori: Jo hakmarrje ndaj Agron Xhafajt, duhet të shlyente detyrimet

Lapsi.al 19 May 2018
Dëshmitari X rrëfen 5 orët në Prokurori: Jo hakmarrje ndaj

Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “dëshmitari X”, në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike deklaron se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda i ka qëndruar gjithçkaje që ka deklaruar në video.

Në një intervistë për “Panorama”, Albert Veliu rrëfen edhe arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë akt ndaj ish-shokut të tij, Agron Xhafaj. Sipas Veliut, rrëfimi i tij për veprimtarinë e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, janë detyrime që Agroni duhet t’i shlyente ndaj tij pas daljes nga burgu.

“Dëshmitari X”, në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike në datën 14 maj, flet edhe për kërcënimet e marra pas publikimit të përgjimeve. Veliu, në rrëfimin e tij për “Panorama”, deklaron se ka bërë një jetë normale, por thekson se nuk ka borxhe ndaj askujt.

Për të gjitha detajet dhe faktet e përmendura në intervistën e publikuar nga PD këtë të enjte, Prokuroria e Krimeve të Rënda e mori për 5 orë në pyetje Albert Veliun. Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, Veliu u shoqërua nga avokatët Ivi Kaso dhe Artan Murrizi, të cilët e kanë pritur rreth pesë orë që klienti i tyre të përfundojë seancën e marrjes në pyetje.

Sipas burimeve nga Prokuroria, Velu ka dhënë dëshminë përpara prokurorit të çështjes, Përparim Kulluri. Të njëjtat burime sqarojnë se Veliu u ka qëndruar deklarimeve të mëparshme, se regjistrimi është autentik dhe se zëri është i tij.

Për t’u siguruar për versionin e tij të dëshmisë, prokurori ka marrë edhe një regjistrim të zërit të dëshmitarit, që të bëhet krahasimi me audio-regjistrimin. Kujtojmë se dy ditë më parë, ai është marrë në pyetje edhe nga Prokuroria e Tiranës.

Konkretisht, Veliu ka dhënë deklarime përpara prokurorit Genc Qana, që ka në dorë dosjen e kallëzimit të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë” ndaj tre zyrtarëve të PD-së, të cilët bënë publike videon.

Nga ana tjetër, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është regjistruar procedim tjetër për audio-regjistrimin, që ka nisur kryesisht nga Prokuroria e Përgjithshme pas akuzave të PD-së dhe është kaluar te Krimet e Rënda, duke qenë se organi qendror nuk ka më drejtori hetimi.

Gjithashtu, burime jozyrtare thonë se audio-regjistrimi është dërguar jashtë vendit për të zbuluar nëse është autentik, ka pasur ndërhyrje dhe nëse zërat janë të aktorëve që pretendohen.

Përpara se të nisej drejt Italisë, Agron Xhafaj ka dhënë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda versionin e tij të ngjarjes dhe ka lënë si provë regjistrime të zërit të tij për krahasim. Çështja te Krimet e Rënda është marrë nga prokurorët Përparim Kulluri dhe Gentian Osmanaj.

Të këshilluara

Njeriu i Merkel kundër ndarjes së Kosovës

Presidenti i Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum është njëri nga njerëzit më të besuar të kancelares Merkel. Pas përfundi...

10:33

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI