Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Audio-përgjimi i Agron Xhafajt/ Alibeaj: Të hënën do të dëshmoj në Prokurori

Lapsi.al 19 May 2018
Audio-përgjimi i Agron Xhafajt/ Alibeaj: Të hënën do të

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi nga studio e Byro Politike në ABC News se të hënën do të shkojë të dëshmojë në Prokurori në lidhje me audio përgjimin e denoncuar nga Partia Demokratike për përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm në trafik droge.

“Do të shkoj të dëshmoj në prokurori. E njoh shumë mirë ligjin, mua duhet jo më vonë se tri ditë, jo se nuk shkoja, por dje isha në seancë. Kur doli intervista këtyre u ngeci sharra nën gozhdë.

Kur oficeri i policisë merr në dorë diskun, prokuroria duhet të kishte regjistruar procedimin. Plani ishte i thjeshtë: Rama me Xhafën e shokë donin ta nxirrnin si jo të vërtetë, procedimi ndaj Agron Xhafajt nuk do fillonte ,se bashkë me të merr formë procedimi i ligjit antimafia. Duhet të fillonte procedimi penal.

Të hënën do të shkoj të jap përgjigje në prokurori. Nuk do ta lë këtë prokurori pavarësisht se ka një Donika Prela e Arta Marku”.

Pyetjes se nga erdhi burimi i videos Alibeaj sërish i dha këtë përgjigje: “Do të jap shpjegime në prokurori”.

Deputeti demokrat pranon se ajo është vepër e Babales dhe disa gazetarëve trima.

Xhokaxhi: Pse e dhatë bruto intervistën, mund ta kishit pastuar.

Alibeaj: Unë e kolegët e mi denoncojmë ajo është vepër e Babales dhe disa gazetarëve trima.

I pyetur për dyshimet dhe besueshmërinë rreth audio përgjimit dhe dëshmitarit x, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se këto dyshime janë ngritur nga Rama dhe Xhafa dhe nga ata që kanë arsye për ta goditur besueshmërinë e asaj që ka thënë dëshmitari.

Të këshilluara

Komenti i Top Channel: Fatmiri dhe Fatkeqi

Enea Ftoj, baba i tre femijëve dhe vetëm 27 vjeç, vdiq në qelitë e Policisë së Korçës. Familjarët e tij thanë se policia e rrahu deri në vdekje, ndërkohë që nuk...

20:42

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI