Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Në shtëpinë e të riut nga Korça që vdiq në paraburgim, flet gruaja: Burrin ma vranë policët

Lapsi.al 18 May 2018
Në shtëpinë e të riut nga Korça që vdiq në

Enea Ftoj, 27 vjeç një ditë më parë ndërroi jetë në ambientet e Komisariatit të Korçës por ndërsa policia njoftoi zyrtarisht se vdekja ishte për shkaqe natyrale familjarët e tij e kundërshtuan këtë fakt duke dëshmuar se ndaj tij ishte ushtruar dhunë.

Lajmin për vdekjen e tij familjarët e mësuan në ambientet e gjykatës ku do të zhvillohej seanca për vendosjen e masës së sigurisë ndaj 27-vjeçarit i cili akuzohej për vjedhje me dhunë.

Në familjen e të riut janë hapur dyert e mortit. Mes varfërisë dhe mjerimit Mimoza, nëna e 27-vjeçarit tregon se lajmin për vdekjen e djalit e mësoi në gjykatë.

“Vajtëm pardje, i shpumë cigare dhe bukë, vajtëm të dyja me nusen. Ata na thanë ik se po fle. Dolëm nga muri e thirrëm o Enea, dhe Enea hiç. Shkuam në gjykatë, pa prezencën e Eneas tha se ka ndërruar jetë në burgjet e policisë tha. Ikëm ne me vrap”, thotë ajo.

Babait të Eneas i cili do të rriëe tani dhe 3 vajzat jetime 10 muajshe, 4 dhe 5 vjeç të të birit kërkon drejtësi.

“Kush ma vrau këtë djalë mua. Ishte goditur, policia. Unë akuzoj policinë”, thotë babai i të ndjerit, Tomori.

Entela me të cilën ishte martuar 7 vite më parë kur ajo ishte ende e mitur, tregon për shenjat që pa në trupin e pajetë të bashkëshortit.

“I flisja nga muri, i thashë vetëm kaq, Enea pse të morën o Enea. Bëra një gabim Entel tha, e meritoj dënimin tha. Po të rrahur që më kanë bërë tha, më kanë bërë copë moj Entel tha.

Kush të bëri copë o Enea i thashë? Alqi me Kreshnikun tha. Unë i kam sjellë metadon i thashë, përse po ia bëni këto ilaçe? Kishte tre shenja gjilpëre në qafë, e kishte mavi, kurrizin mavi, pjesën e krahut të goditur komplet”,- thotë bashkëshortja e Eneas, Entela.

Për familjen Ftoj vdekja e Eneas i cili ishte më i madhi i tre fëmijëve kjo ngjarje nuk mund të kalojë në heshtje. Do të vazhdojnë ta ngrenë zërin derisa të fitojë drejtësia./TCH/

Të këshilluara

Tiranë, grabitje tek Komuna e Parisit

Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Komuna e Parisit. Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e supermaketit dh...

15:28

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI