Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Kthehet në protestë varrimi i të riut nga Korça. Vdiq pas dhunës policore në komisariat (VIDEO)

Lapsi.al 18 May 2018
Kthehet në protestë varrimi i të riut nga Korça. Vdiq pas

Sot në qytetin e Korçës është zhvilluar ceremonia mortore e 27-vjeçarit Enea Ftoj, i cili u gjet i vdekur një ditë më parë në qelitë e paraburgimit në Komisariatin e Korçës.  Enea Ftoj, baba i tre fëmijëve,  ishte arrestuar sipas policisë më 14 maj me akuzën e vjedhjes me dhunë, dhe duhej të dilte të ejten para gjykatës për masën e sigurisë, por në pritje të seancës të afërmve iu tha se ai ishte gjetur i vdekur në qeli.

Sot ceremonia mortore është shndërruar gati në një lloj proteste nga të afërmit e tij, të cilët besojnë se 27-vjeçari vdiq nga dhuna e ushtruar në qelitë e paraburgimit. Lapsi.al publikoi dje foto të viktimës, ku shiheshin qartë shenjat e dhunës. Policia në versionin zyrtar është shprehur se në trupin e tij s’kishte shenja dhune dhe se ai dyshohej si përdorues droge. Prokuroria e Korçës tha se nisi hetimet dhe njoftoi për sekuestrimin e kamerave të sigurisë.

©LAPSI.al

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/05/WhatsApp-Video-2018-05-18-at-16.18.39.mp4"][/video]

Të këshilluara

Tiranë, grabitje tek Komuna e Parisit

Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Komuna e Parisit. Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e supermaketit dh...

15:28

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI