Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Video/ Ngjarje e rëndë në paraburgimin e Korçës, ndërron jetë 27-vjeçari i ndaluar për vjedhje

Lapsi.al 17 May 2018
Video/ Ngjarje e rëndë në paraburgimin e Korçës,

Një 27-vjeçar ka ndërruar jetë në dhomën e sigurisë në komisariatin e Korçës. Enea Ftoj ishte arrestuar 3 ditë më parë për vjedhje me dhunë, pasi i kishte varësen e floririt një qytetareje.

“Më datë 17.05.2018, jemi njoftuar se në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale”, njofton policia e Korçës.

Ndërkohë familjarë dhe të afërt të 27-vjeçarit janë mbledhur jashtë komisariatit.

[video width="720" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/05/Timeline-1_.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI