Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Sulmoi policinë në Elbasan, pjestari i bandës së Çelajve arrestohet për të dytën herë

Lapsi.al 17 May 2018
Sulmoi policinë në Elbasan, pjestari i bandës së

Megjithëse ishte protagonist i sulmit ndaj policisë në Elbasan, në shtator të vitit të kaluar në ngjarjen që bëri bujë në media, Kelmend Xhaferri lëvizte i armatosur në qytet. 36 vjeçari ishte në arrest shtëpie me një vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda për sulmin ndaj policies në shtator, por sërish kishte dalë nga shtëpia natën e kaluar me makinën e tij. Me vete iu gjet një pistoletë dhe 15 fishekë.

“Në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s'ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë” thuhet në njoftimin e policisë.

Kelmend Xhaferri ishte një nga personat që goditi policinë me Audin e blinduar në tregun agro-ushqimor të qytetit.

https://www.youtube.com/watch?v=mqEcQ_8_iRA&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI