Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

E rrallë/ Partia Socialiste braktis parlamentin, opozita e pret në sallë

Lapsi.al 17 May 2018
E rrallë/ Partia Socialiste braktis parlamentin, opozita e pret në

Mundësia që i ka dhënë Facebook për të transmetuar live atë që ndodh në parlament, ka krijuar një situatë anormale në parlament. Pasi Gramoz Ruçi i preu fjalën Lulzim Bashës, të gjitha televizionet kaluan në transmetim live nga profili i PD në rrjetet sociale.

Por ndryshe nga sa është parë deri më sot, kur bojkoti i opozitës lë sallën e parlamentit gjysëm bosh në anën e pakicës, kësaj radhe karriget bosh ishin në anën e opozitës. Deputetët e Partisë Socialiste dolën të gjithë jashtë gjatë 5 minutave pushim që dha Gramoz Ruçi, ndërsa Basha vazhdoi me denoncimin e skandalit të vëllezërve Xhafaj. Në fund të fjalës së tij, në sallë kishin mbetur vetëm deputetët e opozitës. Mazhoranca dhe qeveria kishin bojkotuar "seancën".

"E sotmja do të nxjerrë në orët në vijim strukturën mafioze të shtetit të Edi Ramës. E shpëtuan Agron Xhafajn nga ndjekja penale dhe duket sikur shkoi i penduar në Itali, por po të kishte qenë kështu Agron Xhafaj do të shkonte vetë kohë më parë. Vizat i hoqëm në 2012 dhe Agron Xhafaj nuk mund të gënjejë. Ishte Fatmir Xhafaj që mbronte Agron Xhafajn, por tani është Agron Xhafaj që mbronte Fatmir Xhafajn. Veprimet e kamikazes Arta Marku dhe Donika Prela janë skandaloze. Pse nuk ka filluar hetim dyshja kamikaze Marku-Prela? Ashtu si Agron Xhafaj emëroi drejtuesit e policisë nga Ardi Veliu e poshtë, ashtu edhe Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj ka emëruar strukturën drejtuese të prokurorisë, nga Arta Marku" ishin fjalët e Lulzim Bashës që boshatisën gjysmën e parlamentit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI